Bota

Probleme shëndeti për Papa Françeskun, por aktivitetet vazhdojnë normalisht

Gazeta Si – Ati i Shenjtë ka thënë këto fjalë me zërin shumë të lodhur dhe nuk ka vazhduar më tej. Zëdhënësi i tij më pas ka saktësuar se Papa Françesku ka pak ftohje dhe aktivitetet vazhdojnë normalisht.

Probleme shëndetësore për Papa Françeskun. Në udiencën e mëngjesit ai shpjegoi se nuk mundte ta lexonte fjalimin e përgatitur për shkak të gjendjes shëndetësore. "Mirëdita, ju uroj mirëseardhjen, - tha ai. – Faleminderit për këtë vizitë, që më pëlqen shumë, por nuk jam mirë me shëndet dhe për këtë preferoj të mos e lexoj fjalimin, por t’ua jap juve".

Papa Françesku gjatë ditës kishte një agjendë të mbushur me takime të nivelit personal dhe udienca publike. Gjatë pasdites u konfirmua takimi i parashikuar me 7 mijë fëmijë të ardhur nga e gjithë bota.

“Papa Françeku ka marrë një të ftohur dhe ka një ditë të ngarkuar. Kishte dëshirë për të përshëndetur individualisht rabinët europianë dhe u ka dorëzuar fjalimin. Aktivitetet e Papës vazhdojnë normalisht”, - ka saktësuar zëdhënësi i zyrës për shtyp të Vatikanit, Mateo Bruni.

Papa Françesku nuk e mendon dorëheqjen, e ka thënë shpesh. Por, në një intervistë për televizionin zviceran ‘Rsi’ ka qartësuar se vetëm "lodhja që nuk të lejon t’i shohësh qartë gjërat dhe të vlerësosh situatat" mund ta shtyjë për dorëheqjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë