Futboll

Probleme para derbit me Partizanin, Tirana pezullon për herë të dytë Ardit Hilën

Gazeta Si – Situata para derbit me Partizanin, që luhet këtë fundjavë, nuk është ajo më e mira për Tiranën. Jo vetëm se skuadra bardheblu vjen nga humbja me Erzenin, por edhe për një ccështje disiplinore.

Klubi ka vendosur të pezullojë mesfushorin Ardit Hila, i cili është lënë të stërvitet i veçuar. Po ashtu, ai nuk lejohet të hyjë në dhomën e zhveshjes së skuadrës. Është hera e dytë që një situatë e tillë ndodh me futbollistin elbasanas dhe gjasat janë të mëdha që ai të largohet në janar nga Tirana.

Drejtuesve të klubit duket se nuk u ka pëlqyer sjellja e Hilës gjatë ndeshjes me Kukësin, ku ai pati një përplasje me tifozët kundërshtarë. Më pas situata është acaruar edhe me tepër mes palëve dhe në fund nga klubi është marrë vendimi për pezullimin e lojtarit.

Para derbit me Partizanin ka një problem edhe me sulmuesin Florent Hasani, i cili ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e fundit dhe me shumë mundësi do të mungojë këtë javë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë