Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë që ka përfshirë vendin këtë të premte, ka shkaktuar problematikë në Kukës dhe Tropojë.
Si pasojë e stuhisë, ka pasur rënie inertesh në rrugën nacionale Bajram Curri-Valbonë në aksin Kukës-Ura e Zapodit Shishtavec, si dhe në disa akse të tjera. Inertet janë pastruar, ndërsa qarkullimi tashmë vijon normalisht në të gjitha akset.
Deri më tani nuk ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Ndërkohë, dia fshatra të thella në qarkun e Korçës kanë disa ditë pa energji elektrike, duke vijuar të jenë në izolim.

Problemtike paraqitet situata në Panarit, ku për shkak të borës së dendur, disa nga pemët janë rrëzuar duke këputur telat e energjisë, po ashtu duke rrëzuar edhe shtyllat. Punonjësit e OSHEE-së janë në terren, por është e vështirë ndërhyrja për shkak dendësisë së borës.
Për rreth një orë, qyteti i Shkodrës është përfshirë paraditen e të premtes nga reshje të dendura shiu të shoqëruara dhe me erë të fortë. Kjo situatë bëri që rrugët të mbushen me ujë. Disa rrugë të qytetit dhe hyrja e saj janë përmbytur.
Ndërkohë dhe qarkullimi i mjeteve bëhet me vështirësi. Lëvizja e qytetarëve për disa minuta është bërë e pamundur, pasi shiu ishte shumë i dendur dhe rrugët nën ujë.
Shkodra është një nga qytetet më problematike, ku mjaftojnë pak minuta reshje shiu dhe kanalizimet bllokohen e rrugët mbushen me ujë. Ditët e fundit janë karakterizuar nga moti i keq, rehsje të dendura shiu e dëborë në zonat malore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.






