Futboll

Probleme me zemrën, Blind mund të mos luajë më

Daley Blind  mund të varë këpucët në gozhdë. Mbrojtësi holandez i Ajax pati marramendje gjatë ndeshjes së Champions League kundër Valencias, dhjetorin e kaluar. Pas analizave të kryera, stafi mjekësor doli në përfundimin se lojtari vuan nga miokarditi: Infarkti i një  nekroze të një pjese më të vogël ose më të madhe të muskulit të zemrës, e shfaqur për shkak të furnizimit të  pamjaftueshëm me gjak. Mbrojtësi i është nënshtruar një ndërhyrjeje dhe për fat të mirë ka arritur ta kalojë me sukses.

Por rikthimi i tij në fushë është akoma një mister. Në fakt, siç raportohet nga Fox Sport , babai i Blind, Danny , ka shprehur dyshime për gjendjen e djalit të tij, duke zbuluar se “ai nuk është 100% i sigurt për rikthimin e Daley në fushë”.

Siç specifikohet, megjithatë, familja preferon të mos flasë për këtë çështje, deri se të kenë një informacion më të qartë për gjendjen e Blind. Lojtari nuk mori pjesë në fazën përgatitore të këtij muaji, dhe me shumë mundësi do të humbasë edhe pjesëmarrjen në Euro 2020 me Holandën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë