Motosport

Probleme me stomakun, kampioni Vershtapen shtyn udhëtimin për në Jedah

Gazeta Si – Piloti holandez pati probleme shëndetësore, që e kanë detyruar të shkojë në Jedah vetëm pak orë përpara provave të lira. Me një postim në rrjetet sociale kampioni në fuqi ka siguruar fansat se është mirë tani.

Maks Vershtapen do të jetë në Jedah, ku do të zhvillohet Çmimi i Madh i Arabisë Saudite, vetëm pak orë para provave të para të lira. Piloti i Red Bull-it e ka vonuar nisjen, pasi ka ndjerë shqetësime në stomak.

Maks Vershtapen feston pas fitores ne garen e pare te Boterorit 2023. Gazeta Si, 17 mars 2023

“Ndihem sërish mirë, pasi nuk isha në formë për disa ditë për shkak të shqetësimeve në stomak, – ka shkruar kampioni i botës në një postim të fundit në Instagram. – Për këtë arsye e kam shtyrë fluturimin për një ditë. Do të jem në pistë të premten, shihemi në Jedah”.

Maks Vershtapen e ka nisur Botërorin 2023 me fitore në garën hapëse të Bahrejnit dhe të dielën synon konfirmimin edhe në Arabinë Saudite.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë