Nga Gazeta 'Si'- Vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk kanë arritur dakordësinë për hapjen e kapitullit të 3-të në negociatat me Serbinë. Lajmi është bërë ditur mediat serbe duke cituar burime diplomatike nga Brukseli.
Hungaria si presidente e BE-së njofton se debati për këtë çështje do të vazhdojë javën e ardhshme. Koha për marrëveshje po mbaron, sepse konferenca ndërqeveritare për hapjen e kapitujve, nëse ka, duhet të mbahet në javën ndërmjet 16 dhe 20 dhjetor.
Sipas burimeve diplomatike, qëndrimet e vendeve anëtare nuk kanë ndryshuar ndjeshëm në raport me debatin e mëparshëm, citojnë mediat serbe.
Si arsye kryesore për refuzimin, vendet anëtare vunë në dukje mospërputhjen e Serbisë me politikën e jashtme të BE-së dhe sanksionet kundër Rusisë, orientimin e paqartë gjeopolitik të Beogradit, problemet në sundimin e ligjit, si dhe marrëdhëniet me Prishtinën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.