Nga Gazeta Si- Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e të martës në Prizren, ku një 44-vjeçar ka vrarë njërën prej vajzave të tij, ndërsa gruaja dhe vajza tjetër kanë mbetur të plagosura.
E vdekur në vend ka mbetur e bija 15-vjeçare, ndërsa vajza tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Prishtinës. E plagosur ka mbetur edhe gruaja e autorit, 35-vjeçare. Sipas Policisë së Kosovës, autori, gruaja dhe vajzat ishin shtetas turq me banim të përkohshëm në Prishtinë.
Autori mësohet se ka lënduar edhe veten me thikë dhe pasi u ndalua nga policia në Rrugën “Shote Galica” në Prizren, u dërgua në spitalin rajonal të qytetit për t’u mjekuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.