Futboll

Pritja mori fund, starton sot evropiani i 17 vjeçarëve në Shqipëri

Ngre siparin sot faza finale e “UEFA European Under-17 Championship” që mbyllet me në datën 1 Qershor. Dy skuadrat e para të çdo grupi do të kualifikohen në 1/2 finale. Në vazhdim ju prezantojmë me skuadrat pjesëmarrëse. Shqipëria organizon për të parën herë një turne të tillë ndërsa kuqezinjtë e vegjël luajnë për të dytën herë në një evropian për moshat. Ata debutuan “U16 EURO” në vitin 1994 ku barazuan me Bjellorusinë dhe u mundën nga Austria dhe Spanja.

Franca luan për të 8 edicion nga 9 të fundit në fazën finale. Një vit më parë mundën Portugalinë, 2-1 në ndeshjen e 3 por mbetën pas luzitanëve dhe Anglisë për shkak të golevarazhit në ndeshjet direkte. Gjermania është kampione në fuqi në”FIFA U-17 World Cup” pas triumfit në vitin 2023 që ndoqi suksesin evropian (mundën dy herë në Finale Francën me penallti). Ndërsa Portugalia luan për 6 edicion rradhazi në këtë nivel.

Italia humbi në tre Finale të “U17 EURO” përpara fitores ndaj Portugalisë për titullin e edicionit të fundit në Qipro. Thomas Campaniello dhe portiere Alessandro Longoni janë të vetmit kampionë në fuqi që vijnë në Shqipëri. Belgjika doli nga gupet në 5 nga 8 edicionet e kaluara në “U17 EURO”. Anglia ka rekordin e pjesëmarrjeve, me 17 herë në fazën finale. Në 2024 u eleminuan nga Italia në ¼ finale. Në 2024, Çekia u kualifikua në ½ finale për të 2 herë pas Finales së vitit 2006.

Libri i Artë i kampionëve
9 – Spanja
6 – Portugalia
4 – Gjermania, Holanda
3 – Franca, Rusia
2 – ITALIA (kampione në fuqi, Anglia, Turqia)
1 – Rep. Çeke, Polonia, Sllovakia, Zvicra, Rep. Irlandës


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë