Thibaut Curtois, Jonas Urbig, Yann Sommer apo David Raya? Njëri prej tyre do të zgjidhet portieri i mbrëmjes së 8 Prillit në UEFA Champions League. Mgjs priti të paktën 3 gola të sigurtë, Curtois nuk ishte në gjëndje të evitonte humbjen e kampionëve në fuqi në Londër. Madje në fund ai pranoi gabimin në golin e parë të Declan Rice. Belgu që mbron portën madrilene u shpreh se duhej të kishte vendosur 5 lojtarë në murin mbrojtës dhe jo katër.

Ndërkohë Jonas Urbig vazhdon të impresionojë në portën e Bayern. Vërtet gjermanët u mundën por gardiani 21 vjeçar zhvilloi një ndeshje shumë të mirë pavarësisht mbrojtjes inekzistente të vendasve. Ndërsa Yann Sommer nuk ka vend për koment, pasi cilësitë e zviceranit janë të konfirmuara mëse njëherë dhe te Bayern këtë e dinë mirë. Por mbrëmë e mësoi edhe Harry Kane që nuk e mposhti dot portierin helvet të zikaltërve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.