Arbitrat në futboll pritet t’u japin një goditje të “rëndë” portierëve që mbajnë topin për një kohë të gjatë. Sipas ndryshimeve të propozuara në rregullat aktuale, portierët nuk do të jenë në gjendje të mbajnë topin për më shumë se një periudhë tetë sekondash.
Si pjesë e ‘ndryshimit’, gjyqtarët pritet të numërojnë mbrapsht nga pesë sekonda në zero. Gazetari Martyn Ziegler i britanikes “The Times” raporton se rregulli i ri ka kaluar tashmë provat në kampionatet më të ulëta të futbollit anglez. Provat, të cilat janë zhvilluar edhe në vende të tjera si Malta, është vendosur të shtrihen më tej në futbollin italian të të rinjve.
Eight seconds for goalkeepers to release ball – or concede a corner.
— Martyn Ziegler (@martynziegler) December 5, 2024
Law-makers impressed by trial in Premier League’s u21 competition https://t.co/aJxCHQB1MU
Ky rregull kundër humbjes së kohës, ka të ngjarë të miratohet në një shkallë më të gjerë nëse provat e mëtejshme janë të suksesshme.
Aktualisht, gjyqtarët mund të japin një goditje të lirë indirekte nëse ‘portierëve u duhet shumë kohë për të lëshuar topin’. Megjithatë, kjo zbatohet rrallë pasi çon në një shans goli.
Patrick Nelson, shefi ekzekutiv i Federatës Irlandeze të Futbollit shprehet se “të dhënat e deritanishme janë shumë interesante. “Tashmë mbajtja gjatë e topit nga ana e portierit do të zemëronte trajnerin e tij, do të bënte që gjyqtari të akordonte një goditje nga këndi; çka do të bëjë që portieri t’i llogarisë mirë veprimet, duke ndryshuar sjelljen e portierit”, përfundon Nelson.
Ndryshimet e propozuara për këtë rregull të ri mbështetur edhe nga Arsen Wenger Shefi i Zhvillimit Global të Futbollit të FIFA-s. /Telegraf
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.