Ka ndodhur

Priten të tjera ‘fije’ të krimit në Korçë dhe Pogradec, policia vijon me çmontimin e kamerave

Vijon operacioni “Fijet” me të cilin forcat e policisë po çmontojnë kamerat e sigurisë private të montuara në mënyrë të kundërligjshme.

Në lagjet nr. 2, 4, 5, 7, si dhe në fshatin Dishnicë, Korçë, janë çmontuar 21 kamera, si dhe janë në hetim, shtetasit Zamir Muslli, Albina Qiraxhi, Gentian Çipi, Romeo Staravecka ( i njohur si “Arushka”, i arrestuar në operacionin e parë Knock Down), Gjergji Romaçka, Petrit Bregu dhe Marius Dvorani.

Plani operacional ka vijuar në Pogradec ku u çmontuan dhe u sekuestruan 18 kamera të vendosura në lagjen nr. 1, Pogradec. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë në hetim shtetasit Arben Berberi dhe Nevrus Llapushi.

Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë