Gazeta Si - Java e ardhshme, duke nisur nga e hëna, 23 dhjetor, do të nisë me reshje shiu, dëbore dhe me ulje të temperaturave.
Sipas raportit nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak dhe IGJEO, Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u bën thirrje të gjitha strukturave vendore dhe qendrore të marrin masa parandaluese për shmangien e përmbytjeve dhe të jenë në gatishmëri për të reaguar në kohë ndaj çdo situate emergjente.
Sipas IGJEO dhe SHMU, nga mbrëmja e kësaj të diele, priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet. Ndërsa në 23 dhjetor, reshje intensive deri shumë intensive, do të përfshijnë qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës dhe Dibër, ndërsa në zonat e tjera reshjet do të jenë mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata.
Në lartësitë mbi 400 metra në Veri, Lindje dhe Juglindje reshjet do të jenë në formë dëbore, duke shkaktuar ngrica dhe vështirësi në transport.
“Bashkëpunimi dhe veprimi i shpejtë janë thelbësore për të minimizuar pasojat dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.