Ka ndodhur

Prisnin pemët për qymyr, prangosen dy persona nën hetim në Dibër

Gazeta Si- Dy persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi akuzohen se kanë prerë në mënyrë të paligjshme pyjet në Dibër.

Policia ka sekuestruar sasi të mëdhash drurësh dhe qymyri, pasi nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky aktivitet i paligjshëm kryhej nga shtetasi L.K., 54 vjeç, banues në Tiranë, dhe shtetasi B.D., 53 vjeç, banues në Lurë.

Po në vijim të veprimeve hetimore nisi procedimi penal për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", për shtetasin F.B., me detyrë specialist pyjesh në zonën e Krej-Lurës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 15m³ lëndë drusore dhe sasi të mëdha qymyri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë