Ngjarje

‘Prindërit s’janë barrë, por bekim’, thirrja e zv/myftiut të Shkodrës: Po shohim përpjekje për të ndryshuar familjen

Në mesazhin e tij në festën e Fitër Bajramit, zv/myftiu i Shkodrës, Arben Halluni, e vuri theksin tek dashuria ndaj prindërve, duke thënë se në ditët e sotme po ndodh një fenomen i dhimbshëm, ku prindërit po dërgohen në azile.

“Sot duhet të jemi pranë tyre. Le të mos i shohim prindërit si barrë, por si bekim. Sa janë gjallë mbajini pranë zemrës dhe shtëpisë tuaj”, u shpreh Halluni.

Më tej, Halluni tha se ka përpjekje për të ndryshuar natyrën e familjes, ku fjalët nënë dhe babë të zëvendësohen me shprehje si prindi 1 dhe prindi 2.

Halluni shtoi se familja nuk është formulë administrative.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë