Keshilla

Prindërit formojnë personalitetin dhe mënyrën se si sillemi në punë

Ka një sërë faktorët që ndikojnë në mënyrën se si krijojmë komunikim me kolegët në punë. Si për shembull, personaliteti i tyre, mënyra se si shefi ju trajton dhe kultura e kompanisë në tërësi. Sidoqoftë, nëse e shihni veten, duke pasur probleme vazhdimisht atëherë nuk është problemi i tyre por i juaji.
Natyra e marrëdhënieve të prindërve tuaj dhe veçanërisht mënyra se si ata i zgjidhin problemet mes tyre apo edhe me ju, ka ndikuar në formimin e marrëdhënieve tuaja me të tjerët. Në zhargonin psikologjik, nëse prindërit tuaj kanë pasur gjithmonë mosmarrëveshje, ose probleme, ata mund të kenë ndikuar në stilin tuaj të marrëdhënieve me të tjerët. Në vijimësi, kjo mund të ndikojë në aftësinë tuaj, për të formuar marrëdhënie të shëndetshme në punë.
Teoria e bashkëbisedimit, e propozuar për herë të parë nga psikologu britanik John Bowlby që marrëdhëniet tona, veçanërisht me prindërit formojnë mënyrën se si ne lidhemi më të tjerët, përmes asaj çfarë kemi mësuar. Ka shumë faktorë kontribuues në stilin e komunikimit që zhvillojmë, përfshirë përgjegjësinë e prindërve tanë, si dhe personalitetin tonë, i cili pasqyron një përzierje të faktorëve mjedisorë dhe gjenetikë. Megjithatë, është e rëndësishme edhe marrëdhënia e prindërve tanë me njëri-tjetrin. Për fëmijët, prindërit ofrojnë një model në mënyrën sesi zgjidhin mosmarrëveshjet, nëse ato mund të zgjidhen dhe hulumtimet tregojnë se kjo ka pasoja në personalitetin e fëmijëve.

Nëse prindërit tuaj përherë janë grindur gjatë gjithë kohës, ata kanë formuar “stilin tuaj të marrëdhënieve”, gjë e cila do të ndikojë në marrëdhënien tuaj në punë. Këto lloj studimesh zakonisht përplasen me një konfuzion gjenetik. Që do të thotë se çdo komunikim mes fëmijëve dhe prindërve mund të shpjegohet nga gjenet e tyre të përbashkëta. Një studim që përfshiu 157 çifte, zbuloi se këta individë, prindërit e të cilëve ishin divorcuar, kishin më shumë gjasa të ishin të pasigurt dhe agresiv. Ndërsa, pjesëmarrësit që kishin jetuar gjithë kohës në diskutime, shpesh herë kishin ankth dhe përpiqeshin të shmangnin komunikimin me njerëzit. Studimi u zhvillua nga ekspertët në universitetin Purdue Calumet në shtetin e Indianës.
Për shumë vite, teoria e komunikimit është përdorur më së shumti për të ekzaminuar sesi stili i komunikimit të paraardhësve së njerëzve, ndikon në sjelljen e tyre, në marrëdhëniet e tyre romantike, e në marrëdhëniet në punë. Sidoqoftë, gjithnjë e më shumë, psikologët po i drejtohen teorisë së komunikimit për të shpjeguar sjelljes e punonjësve në zyrë.
Ka mënyra të ndryshme se si stili juaj i komunikimit, mund të ndikojë në sjelljen tuaj në punë. Për shembull, nëse përjetoni gjendjen e ankthit, ju keni frikë se do të ju heqin nga puna, mendoni se kurrë nuk bëni mjaftueshëm dhe nuk mundeni të përballeni me diskutimet. Këto procese psikologjike ekzistojnë gjithashtu edhe për shefat.

Sabrina Ellis, 32 vjeç, një psikologe, kujton dhunën verbale dhe fizike mes prindërve të saj.
“Duke u rritur nuk kishte burra ose gra të rritur në familjen time që mund t'i besoja dhe ndjehesha sikur duhej të mbroja vetë veten time," thotë ajo.
Sabrina beson se kjo shkaktoi probleme më herët në karrierën e saj, veçanërisht rindërtimin e besimit tek kolegët meshkuj. Këto procese me rrënjë të thella psikologjike prekin gjithashtu shefat, për shembull edhe ata që kanë një karrierë të arrirë.
Kiran Kaur, një konsulente menaxhimi 34-vjeçare, beson se marrëdhënia e prindërve të saj ndikoi pozitivisht dhe negativisht tek ajo. Ajo tregon se ata shpesh herë kanë shmangur konfliktet me njëri-tjetrin dhe kanë qenë pranë saj kur kishte nevojë.
“Kjo ndikoi në qasjen time për të punuar me ekipe dhe të kryej vazhdimisht biseda të hapura në punën time,” thotë ajo.
Gjithsesi, stili juaj i komunikimit nuk është fati juaj. Hulumtimet e fundit kanë treguar që, stili i komunikimit evoluonte kohën dhe në varësi të ngjarjeve që ju ndodhin. Gjithashtu, duke qenë më të vetëdijshëm se çfarë tendencat keni për të krijuar marrëdhënie, duke u mbështetur në përvojat tuaja të fëmijërisë, mund të ndërmerrni hapa për t'i përmirësuar ato ose t'i ktheni në avantazhin tuaj.
"Gjatë gjithë karrierës time kam shmangur konfliktin dhe kam mësuar mënyra të reja për të zgjidhur çështjet, duke gjetur një zgjidhje. Kjo ka qenë shumë produktive dhe më ndihmoi të jem e suksesshme si udhëheqës në ekipe dhe një kolege profesioniste," thotë ajo.
Mënyrat tuaja për t'u lidhur me të tjerët në punë mund të kenë rrënjë të thella, por psikologjia na ka mësuar një gjë; në mund të mësojmë gjithë jetën. Kjo vlen për stilin tuaj të komunikimit dhe personalitetin tuaj, aq sa përvetësimi i një gjuhe të re ose praktikimi i një sporti të ri./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë