Për herë të parë në Shqipëri do të zhvillohet ankandi për “Targat e Luksit”. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor informon se ankandi do të mbahet me datën 5 qershor në Fushë Prezë.
“Targat e personalizuara që do të shiten nëpërmjet ankandit, janë pjesë e targave ekskluzive, një listë me kombinime shumë të kërkuara, ndaj dhe ftohet çdo i interesuar të garojë për t’i fituar”, shkruan DPSHTRR.
DPSHTRR do të rifreskojë dhe publikojë rregullisht listën e kombinimeve/zgjedhjeve luks që do të paraqiten në ankand, si dhe informacionet në lidhje me organizimin e ankandit. Targa ekskluzive e koleksionit luks ka një çmim fillestar nga i cili nisin ofertat e ankandit. Vlera finale e targës përcaktohet nga ofertat më të larta në ankand.
Regjistrimi për të marrë pjesë në ankand mund të bëhet online dhe, sipas DPSHTRR, është i mundur deri me 1 qershor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.