Nga Gazeta ‘Si’- Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në të 12 qarqet.
Sipas të dhënave zyrtare, në rang kombëtar, referuar procesverbaleve që vetë PD ka shpërndarë mbrëmjen e 2 marsit, votuan gjithsej 50.854 anëtarë, ndërsa në Tiranë ka qenë numri më i madh i anëtarësisë që ka votuar, 13 052 anëtarë të PD-së.
Ajo çfarë vihet re është se pjesa dërrmuese e deputetëve aktualë në primaret e PD-së janë kualifikuar, por ka dhe nga ata që s’kanë kaluar as pragun e caktuar në qarqe, megjithatë nëse ato do të bëhen deputetë apo jo, do të varen nga vetë Berisha.
Ndër kandidatët burra, deputeti i PD-së Bledion Nallbati, është më i votuari në primaret që u mbajtën me 1219 vota.
I renditur më pas nga Zija Ismaili, ish-kandidati për kryetar Bashkie të Beratit që kandidoi në këtë qark e mori 1091 vota.
Ndërsa ndër kandidatet gratë, më e votuara rezulton deputetja Jorida Tabaku që kandidoi në primaret e Tiranës. me 651 vota, e cila ndiqet nga Ina Zhupa me 641 vota që kandidoi në primaret e qarkut të Vlorës.
Nuk janë kualifikuar deputetët Kreshnik Çollaku, Sorina Koti e Ori Nebiaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




