Motosport

Prezantohet makina e re Uilliams, heqja e logos së Senës shkakton polemika

Skuderia angleze e Formulës 1 ka prezantuar makinën e sezonit të ri dhe mungesa e simbolit në modelet që nga 1995-a e deri në 2021-shin, në kujtim të kampionit brazilian, ka ngritur diskutime. Drejtuesit janë shprehur se shohin drejt së ardhmes.

Një e ardhme me polemika. Në makinë e re “FW44” të apasionuarit e Fomrulës 1 kanë dalluar menjëherë një mungesë të rëndësishme, logon e dedikuar Airton Senës. Piloti brazilian garonte për skuderinë e Sir Frenk Uilliams në 1994-ën, por nuk pati mundësi të tregonte vlerat, pasi humbi jetën në Imola, në Çmimin e Madh të San Marinos, pasi përplasjes së fortë në kthesën Tamburelo.

Makina e re Uilliams. Gazeta Si, 16 shkurt 2022

Pas tragjedisë, skuderia vendosi që t’i bënte homazh Senës me një logo të vendsur gjithmonë në makinat e saj. Në këtë logo shkruhej “Airton Sena përgjithmonë” dhe ajo shfaqej në pjesën e parme të makinës. Por këtë vit Uilliams vendosi të bëjë një ndryshim, që është kontestuar nga fansat.

Pas polemikave në rrjetet sociale, administratori i skuderisë Uilliams, Zhost Kapito, ka thënë: “Duam të ecim përpara në të ardhmen. Po hyjmë në një erë të re dhe mendoj se tani është e rëndësishme të shohim përpara dhe të mos u tregojmë pilotëve ‘S’-në sa herë që hipin në makinë për të kujtuar të kaluarën. Shohim përpara, pa harruar Senën, për të cilin kemi një muze dhe vlerësimi nuk mungon”.

Makina Uilliams pa logon e Senës. Gazeta Si, 16 shkurt 2022

Polemikat janë shtuar edhe nga mungesa e komunikimit me familjen Sena. “Jemi duke punuar me fondacionin dhe do t’i shtojmë të ardhurat për të, shumë njerëz do të përfitojnë”, – ka shtuar Kapito. Një prezantim pak i vështirë ky për makinën e re Uilliams.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë