Drejtësia

Pretendon se SPAK ka shkelur afatet, kërkesa për lirim e Ilir Metës shqyrtohet më 20 qershor

Gazeta Si – Me pretendimin se SPAK ka shkelur afatet në dhënien e informacionit për hetimet e kryera ndaj tij, ish-presidenti i vendit Ilir Meta, kërkon lirinë në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion.

Kërkesa e tij për ndryshimin e masës së sigurisë, do të shqyrtohet më 20 qershor, në orën 11:30. Erion Çela do të jetë gjyqtari i cili do të marrë vendimin mbi këtë kërkesë në të cilën janë paraqitur argumentet e mbrojtjes.

Meta i është drejtuar më herët GJKKO-së edhe me argumentin se është kreu i partisë së dytë opozitare në vend dhe duhet të ushtrojë aktivitetin e tij politik.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor të vitit të shkuar, nën dyshimet se ka kryer korrupsion, mosdeklarim të ardhurash e pastrim parash së bashku me ish-gruan e tij, Monika Kryemadhi.

SPAK ka dyshime se ata janë të përfshirë në aferën CEZ-DIA dhe në lobimin në SHBA.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë