Kosova

Presidentja Osmani në “West Point”, ushtarët amerikanë brohorasin “Kosova, Kosova”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.

Mes vizitave të tjera ajo ka qëndruar edhe në akademinë ushtarake “West Point” ku në një video të publikuar prej saj, ushtarët dhe kadetët kanë brohoritur “Kosova, Kosova”.

“Kosova, Kosova, Kosova!” Brohoritjet dhe mirëseardhja madhështore nga kadetët dhe ushtarakët amerikanë në West Point”, ka shkruar Osmani sipër videos.

Presidentja Osmani ka udhëtuar të enjten për në New York, ku në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79 të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe aktivitete tjera zyrtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë