Kosova

Presidentja Osmani: Ideja e ‘Ballkanit të Hapur’ është e rrezikshme

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbështetur sot kryeministrin Albin Kurti duke thënë se ideja e “Ballkanit të Hapur” është e rrezikshme dhe se e vonon integrimin europian të rajonit.

Këto deklarata erdhën gjatë një konference në Gjermani, ku Osmani do të qendrojë deri të e enjten në një vizitë zyrtare.

Ajo ka shtuar se ideja e Edi Ramës, Aleksander Vuçic dhe Zoran Zaev për “Open Balkan” është tentativë për të zëvendësuar Procesin e Berlinit dhe sipas saj, kjo është e pamundur dhe nuk duhet të lejohet që të ndodhë.

“Open Balkan është i rrezikshëm, dhe e vonon integrimin evropian, dhe provon të zëvendësojë Procesin e Berlinit, gjë që është e pamundur dhe ne nuk do të lejojmë që të ndodhë”, ka thënë presidentja Osmani.

Deklarata e saj vjen pasi Kurti odhi sërish poshtë nismën e Ballkanit të Hapur, duke refuzuar në mënyrë të prerë që Kosova të bëhet pjesë e kësaj iniciative, pas takimit kokë më kokë me Merkel dhe liderët e tjerë të Ballkanit në Tiranë.

Edhe pse kancelarja deklaroi të martën se mbështeste nismën e propozuar nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, për Kurtin Procesi i Berlinit është i mjaftueshëm për rrugën europiane.

Kurti iu përgjigj po ashtu kryeministrit Edi Rama, i cili i kërkoi kreut të qeverisë së Kosovës që të lërë teoritë konspirative dhe të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë