Analize

Presidenti Trump zgjedh Europën Lindore

Gjatë javës së kaluar, Ambasadori i ri Amerikan në Gjermani, Ric Grenell, pushtoi titujt mediatikë për shkak të një interviste që ka shkaktuar jo pak panik në Perëndim. Më 3 qershor, “Breitbart “publikoi një intervistë në të cilën Grenell shprehej se ishte kontaktuar nga shumë konservatorë në të gjithë Europën.“Unë dua të fuqizoj të gjithë konservatorët e tjerë nëppër Europë, të gjithë liderët e tjerë konservatorë. Mendoj se një bazë e mirë e politikave konservatore në Europë po ringrihen për shkak të politikave të dështuara të së majtës ", deklaronte ambasadori.

Deklarata ishte e fundit e një serie lëvizjesh të pazakonta të ambasadorit.Ai është fotografuar për drekë me Jens Spahn, ministrin gjerman të shëndetësisë dhe gjithashtu një kritik i shquar i kancelares Angela Merkel. Në shkelje të protokollit, Grenell kërkoi të takohej me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu në aeroportin e Berlinit. (Ky i fundit e përshëndeti për disa minuta pas takimit me Merkelin.) Grenell mbajti gjithashtu një drekë për nder të kryeministrit austriak Sebastian Kurz. Kjo do të ishte njësoj sikur Emily Haber, ambasadorja e re gjermane në Shtetet e Bashkuara, të niste mandatin e saj duke premtuar të fuqizonte liberalët amerikanë, duke u takuar me kryeministrin kanadez Justin Trudeau para takimit me Donald Trump dhe të mbante një drekë për nder të presidentit meksikan.

Pas vendosjes së ambasadorëve të djathtë, vlerësimit të Vladimir Putin, mbështetjes dhe kritikave për NATO-n dhe mes një lufte tregtare të vazhdueshme, askush nuk e kupton me politikën e Trump në Europë. Sipas Wess Mitchell, një ekspert i mirënjohur në Europën Qendrore dhe Lindore, Shtetet e Bashkuara e shohin Evropën përmes një lenteje strategjike, një fuqi konkuruese që gjendet midis qytetërimit perëndimor dhe fuqisë ruso- kineze. Mitchell konfirmoi se shtylla e re e Amerikës do të ishte larg nga Europa perëndimore dhe po zhvendosej drejt Lindjes. Në fakt, Mitchell kritikoi Evropën Perëndimore se nuk kishte marrë seriozisht konkurrencën strategjike, veçanërisht në shpenzimet e mbrojtjes dhe përballjen me Iranin.

Në fjalimin e tij, Mitchell favorizoi angazhimin e kombeve të Evropës Qendrore dhe Lindore edhe se BE-ja ka mjaft mossmarrëveshje me këto vende, duke bërë të qartë se Polonia dhe Hungaria ishin tashmë aleatet e besuara të SHBA-së në Europë. Sikur mos të mjaftonte kjo, administrata Trump mbështet gjithashtu Brexit-in, nëpërmjet një politike grabitqare e projektuar për të shfrytëzuar nevojën e qeverisë britanike për marrëveshje të reja tregtare. Në thelb, administrata Trump po përdor nevojën e Britanisë për t'u bashkuar me Organizatën Botërore të Tregtisë si një shtet individual, për ta detyruar të pranojë disa politika të dhimbshme tregtare në një sërë sektorësh dhe shërbimesh, duke shfrytëzuar faktin se Londra ka më pak mundësi zgjedhjeje jashtë BE-së. Kjo e ndihmon Britaninë të përfitojë nga interesat ekonomike të SHBA-ve, por e bën shumë më të vështirë që Londra të arrijë një marrëveshje me pjesën tjetër të BE-së. Administrata Trump është duke e trajtuar Britaninë si një shtet “që kapërdihet lehtë” dhe jo si një aleat strategjik jetësor. Ndërkohë, Trump ka ngacmuar disa herë popullin britanik dhe duke kritikuar kryetarin e bashkisë së Londrës për paaftësinë e tij për të parandaluar sulmet terroriste. E gjitha kjo do të bëjë të mundur që Jeremy Corbyn, një kritik i madh Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, të fitojë zgjedhjet e ardhshme, duke zhytur marrëdhëniet SHBA-Britani në krizë të mëtejshme. Në Gjermani, ambasadori Grenell ka nxjerrë në pah antipatinë midis administratës së Trump dhe qeverisë se Merkelit. Trump e ka përshkruar Gjermaninë si "një të keqe të madhe” për tregtinë dhe e akuzoi Merkel se kishte përdorur BE-së si një mjet për të dominuar Evropën. Një sondazh i fundit i “Politbarometer” zbuloi se vetëm 14 përqind e gjermanëve besojnë se Shtetet e Bashkuara janë një partner i besueshëm, krahasuar me 36 përqind për Rusinë dhe 43 përqind për Kinën.

Në sipërfaqe, marrëdhënia e SHBA-së Francën duket të jetë më e mire së kurrë. Megjithatë, tërheqja e Trump nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe vendosja e tarifave të çelikut dhe aluminit nënkuptonte se Presidenti Emmanuel Macron nuk mori asnjë shpërblim për mbështetjen e tij ndaj Trump. Tanimë, Franca tani po rivlerëson politikën e saj drejt Amerikës, duke pyetur nëse aleanca do të thotë se interesat e saj kombëtarë do të injorohen vazhdimisht nga Presidenti amerikan.

Trump ka ndryshuar gjithashtu rrënjësisht pozicionin e SHBA -së për integrimin evropian. Shumë zyrtarë të administratës kanë deklaruar nëpër konferenca private, se Trump po miratuar një qasje të re ndaj BE-së. Administratat e kaluara, kanë qenë shumë mbështetëse të integrimit evropian, por Trump beson se integrimi i mëtejshëm ka rezultuar të jetë një burim paqëndrueshmërie për BE-në. Administrata e Trump është zotuar t'i lejojë evropianët të marrin vetë vendimet e tyre, edhe pse presidenti ka komentuar vazhdimisht mbi politikën e tyre, ndërsa ambasadori Grenell ndërhyn aktivisht në debatet e brendshme dhe Departamenti i Tregtisë përpiqet të ndikojë në negociatat e Brexit-it.

Shtetet e Bashkuara janë neutrale, por konservatorët amerikanë janë skeptikë të BE-së. Edhe pse duket se mbështesin në mënyrë të vazhdueshme anëtarët që duan të dalin nga eurozona, askush në administratën Trump nuk e ka shpjeguar se si mund të përballen Shtetet e Bashkuara me kolapsin e saj. Për shembull, një pjesë e madhe e ekonomistëve besojnë se shpërbërja e eurozonës mund të nxisë një krizë financiare ndërkombëtare më të rëndë se Recesioni i Madh. Nëse një vend debitor do të largohej, bankat e saj do të falimentonin dhe vendi të binte në krizë të thellë ekonomike pasi borxhet e saj do të konvertoheshin në euro. Por pasuritë e saj do të ishin në monedhën e saj të re, e cila ka gjasa të amortizohej në mënyrë dramatike. Ky infeksion do të përhapej përmes Evropës dhe pastaj në të gjithë botën, e ndoshta do të çonte në një kolaps financiar. Shtetet e Bashkuara kanë nevojë që eurozona të ketë sukses sepse nuk do ta përballonin kurrë shpërbërjen e saj. Administrata e Trump do të bënte mirë të hidhte mënjanë debatet ideologjike rreth natyrës së sovranitetit dhe në vend të kësaj të përqëndrohej në mbrojtjen e interesave strategjike të Amerikës në të gjithë Evropën, duke parandaluar rënien e eurozonës, duke shkatërruar ndikimin negativ kinez në Evropë, duke siguruar që Evropa dhe Shtetet e Bashkuara punojnë së bashku për t’i bërë ballë një bote gjithnjë e më agresive./The Atlantic/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë