Ka ndodhur

Meta takon Avokaten e Popullit: Të shqyrtohen në mënyrë të pavarur kërkesat e banorëve në bregdet

Presidenti Ilir Meta, është takuar me Avokatin e Popullit, Erinda Ballanca për të folur mbi dhqetësimet e banorëve të  Radhimës, Orikumit, Tragjasit dhe Dukatit, pas takimit të zhvilluar me ta. Ata pretendoni se ju është shkelur e drejtatë themelore në procesin e hartimit të projektit infrakstrukturor “Rehabilitimi dhe ndërtimi i objekteve në afërsi të rrugës bregdetare Vlorë-Orikum” (Rikualifikimi i Vijës Bregdetare Vlorë – Radhimë- Orikum), si dhe trajtimit të pronave të tyre.

Ballanca është shprehur se deri më tani ka mbi 60 ankesa nga banorët lidhur me këtë projekt.
“Shpejt do të bëhet vlerësimi final dhe hartimi i një Raporti Përfundimtar në lidhje me këto problematika, që janë në shqyrtim prej Avokatit të Popullit,” shtoi Ballanca.
Ndërsa Presidenti Meta shpjegoi se duhen vlerësuar ankesat e banorëve në mënyrë objektive dhe të pavarur.
Kreu i Shtetit theksoi se është detyra e institucioneve të pavarura dhe e Gjykatës, të kryejnë vlerësimin e çdo pretendimi sipas fushave të tyre të përgjegjësisë.

“Avokati i Popullit është pjesë e atyre institucioneve të veçanta, që me punën e tij, bën të mundur të garantohet funksionimi i shtetit ligjor, në respektim të të drejtave të njeriut. Ndaj pritshmëritë dhe shpresat që kanë qytetarët tek ky institucion, duhen justifikuar me punë objektive dhe të pavarur,” shtoi më tej Presidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë