Gazeta Si – Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në stadiumin e Korçës, kur sapo kishte nisur ndeshja mes Skënderbeut dhe Vllaznisë. Presidenti i ekipit korçar, Ardjan Takaj, është sulmuar fizikisht në tribunë, bashkë me djalin e tij Gerhard Takaj.

Një person, për të cilin më pas është mësuar se është babai i një lojtari të akademisë së Skënderbeut, ka debatuar fillimisht me Takajn dhe më pas e ka goditur me grusht. Në këtë moment është krijuar një situatë kaotike.
Kanë ndërhyrë me shpejtësi forcat e policisë, që kanë qetësuar situatën, kurse agresori është shoqëruar jashtë stadiumit. Zakonisht situata të tilla krijohen nga përplasjet mes tifozëve kundërshtarë në stadium, por ja që sulmohet edhe presidenti i një klubi dhe për më tepër nga prindi i një lojtari të akademisë së atij klubi.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




