Bota

Presidenti i Kolumbisë ndjen presionin e Trump: Kam vetëm një shtëpi! Nuk jam narkos

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Kolumbisë, Gustoavo Petro, mbrojti rezultatet e qeverisë së tij në luftën kundër drogës, pas deklaratave kërcënuese të Donald Trump se do të ndërmerrte veprime ushtarake edhe ndaj tij.

Trump tha të dielën se Kolumbia drejtohej nga një njeri i sëmurë të cilit i pëlqen të prodhojë drogë dhe ta shesë në SHBA, por që nuk do ta bënte dot edhe për shumë gjatë këtë.

Të hënën në mëngjes, Petro bëri një postim të gjatë në X, duke mbrojtur suksesin e administratës së tij në luftën kundër drogës.

Ai tha se gjatë qeverisjes së tij është realizuar sekuestrimi më i madh i kokainës në historinë e botës dhe se është shkatërruar El Plateado, e quajtur ndryshe edhe “bursa e kokainës”.

“Unë nuk jam i paligjshëm, as nuk jam narkos. Si aseste kam vetëm një shtëpi të cilën ende e paguaj me rrogën që marr. Të dhënat e llogarisë sime bankare janë publike. Askush nuk mund të thotë se kam shpenzuar më shumë se sa kam rrogën. Nuk jam grykës”, tha Petro.

Ai gjithashtu shtoi se ka urdhëruar bombardime ndaj grupeve të armatosura të lidhura me trafikun e drogës gjatë mandatit të tij. Në lidhje me deklaratat e Trump, ai tha se do përgjigjet pasi të ketë kontrolluar përkthimin dhe të ketë marrë vesh “kuptimin e vërtetë” të fjalëve të presidentit amerikan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë