Ne rrjet

Presidenti i Kolumbisë akuzon mafien shqiptare (me seli në Abu Dhabi): Kanë tentuar të më vrasin!

Gazeta Si – Arrestimi në Abu Dhabi i një prej drejtuesve të së ashtuquajturës mafia shqiptare në Amerikën Latine, Dritan Gjika, ka sjellë edhe akuza për tentativa vrasje nga Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro.

Përmes një postimi në rrjet rrjetin social “X”, ai e quajti strukturën e këtij grupi kriminal si “junta e narkotrafikut” me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai shtoi se ky grup kontrollon një rrjet prokurorësh dhe portin strategjik të Buenaventurës përmes lidhjeve në njësia hetimore kolumbiane. Petro akuzon se pikërisht me urdhër të kërij grupi u tentua edhe ekzekutimi i tij në disa raste

“Ky quhet ‘bordi i narkotrafikut’, me seli në Abu Dabi. Kontrollojnë një rrjet prokurorësh dhe, përmes CTI-së, portin e Buenaventurës. Ata janë autorët e vrasjes së prokurorit paraguaian Pecci dhe arritën të fshehin urdhëruesit e vërtetë të këtij krimi brenda prokurorisë. Kanë tentuar të më vrasin disa herë, pa sukses”, shkruan presidenti kolumbian Gustavo Petro, postim të cilin e shoqëroin edhe me një skemë të publikuar nga “InSight Crime” për drejtuesin dhe detyrat që kanë anëtarët e këtij grupi kriminal.

Pak ditë më parë edhe presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, lëshoi paralajmërime të ngjashme, duke akuzuar anëtarë të mafias shqiptare për përpjekje ndërhyrjeje në zgjedhjet presidenciale të vendit.

Këto deklarata po shtojnë presionin për një reagim ndërkombëtar ndaj këtij rrjeti kriminal që po fiton terren në zemër të Amerikës Latine.

Tre ditë më parë, Ekuadori njoftoi arrestimin e Dritan Gjikës, të akuzuar si kreu i mafies shqiptare të trafikut të drogës në ktë vend.

Ai u bë një nga personat më të kërkuar në vend, pasi udhëhiqte një organizatë kriminale që operonte si në Ekuador ashtu edhe në Spanjë, duke dërguar sasi të mëdha të substancave narkotike në vendet e Amerikës Qendrore dhe në Europë (në veçanti në Holandë, Belgjikë dhe Spanjë).


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë