Nga Gazeta Si – Nuk mund të mungonte një prononcim nga Presidenti Armand Duka për shortin që na vendosi përballë Polonisë në gjysmëfinalen e Playoff drejt Botërorit amerikan.
Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar theksoi se – “është shumë i lumtur që Kombëtarja ishte pjesë e play-off-it” dhe shtoi se – “të gjitha ekipet janë të forta”. Presidenti Duka nënvizoi faktin se fokusi maksimal duhet të jetë fillimisht te ndeshja e parë ndaj Polonisë. “Ne në letër nuk jemi skuadra favorite për ta kaluar këtë play-off, por gjithsesi do të bëjmë maksimumin. Futbolli nuk është matematikë, është lojë që ka të papritura dhe emocione. Unë shpresoj që ne t’i dhurojmë sportdashësve tanë emocione pozitive” – përfundoi Presidenti, komentin e tij.
Pas kreut Duka, foli edhe Traineri Sylvinho. “E kemi merituar që të jemi këtu. Në futboll, për 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë. E njohim mirë skuadrën kundërshtare, por edhe ata na njohin mirë gjithashtu. Janë të gjitha skuadra të forta, Polonia fillimisht, por edhe nga ana tjetër dy kundërshtarë të fortë. Ukrainën e njohim nga ‘Nations League’, ndërsa ndaj Suedisë kemi zhvilluar një miqësore”. Janë skuadra të forta, me lojtarë të fortë. Janë katër skuadra shumë të forta” – e mbylli prononcimin e tij traineri i kuqezinjve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



