Politike

Presidenti Begaj uron Shaip Kamberin për mandatin në Parlamentin e Serbisë

Gazeta Si – Presidenti e Republikës, Bajram Begaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka uruar sot deputetin shqiptar Shaip Kamberi, i cili ka fituar një vend në Parlamentin e Serbisë.

Begaj uron që kontributi i Kamberit t’u shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ai shkruan po ashtu se mbështetja e Shqipërisë nuk do t’i mungojë Kamberit.

Shaip Kamberi

“Urime Shaip Kamberi për rizgjedhjen në Parlamentin e ri të Serbisë! Uroj që roli dhe kontributi juaj të vijojë t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për adresimin e të drejtave të tyre legjitime. Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë! Suksese!” – shkruan presidenti Begaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë