Politike

Presidenti Begaj ndan foton me Vjosa Osmanin nga Nju Jorku: Bashkë!

Gazeta Si – Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shpërndarë sot në rrjetet sociale një foto, ku ai shfaqet bashkë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Të dy janë takuar në Nju Jork, ku po zhvillohet Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

‘Bashkë!’ – shkruan presidenti Begaj në postim, duke dhënë kështu një mesazh të qartë, edhe pse shumë të shkurtër.

Begaj takoi më parë Presidentin e Konfederatës Zvicerane dhe Kreun e Departamentit Federal për Punët e Brendshme, Alain Berset. “Komuniteti shqiptar në Zvicër është një urë lidhëse e fortë mes dy shteteve tona“, – tha Begaj, duke vlerësuar nivelin e lartë të marrëdhënieve mes dy vendeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë