Presidenti ka dekretuar datën 9 nëntor për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë dhe në 5 bashkitë e tjera të vendit; Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik.
Kujtojmë se për Bashkinë e Tiranës ka një debat në lidhje me ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve të parakohshme. Kjo për shkak se Erion Veliaj ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij si kryebashkiak i Tiranës me vendim të Këshillit të Ministrave.
Por Presidenti, në njoftimin e dekretit për Tiranën dhe 5 bashkitë e tjera, thotë se Erion Veliaj duhej të ankohej në Gjykatën Administrative dhe jo në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas Presidentit Begaj, ankimi për shkarkimin nga detyra për mosparaqitje në punë, siç ndodhi në rastin e Veliajt, nuk bëhet në Gjykatën Kushtetuese por në Gjykatën Administrative.
Edhe në këtë rast, ky proces pezullohet vetëm nëse urdhërohet posaçërisht nga Gjykata Administrative, argumenton Begaj në njoftimin e dekretit të zgjedhjeve të parakohshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




