Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi emërimin e Vlora Hysenit si drejtuese të Shërbimit Informativ të Shtetit e propozuar nga kryeministri Edi Rama
Në qershor të dy viteve më parë, mediat në Kosovë njoftonin se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kishin vendosur shkarkimin e Hysenit nga detyra e nën-drejtoreshës së Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, por pa shpjeguar arsyet.
Hyseni ishte emëruar zv.drejtoreshë e AKI-së në shkurt të vitit 2019 me mandat pesëvjeçar nga presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj, mandat i cili i zgjati deri në fund te qershorit 2021 me shkarkimin e Albin Kurtit kur erdhi kryeministër.
Që prej shkarkimit nga Kurti ajo ishte punësuar si këshilltare për Sigurinë e kryeministrit Edi Rama
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.