Politike

Presidenti Begaj dekreton ministrat e qeverisë ‘Rama 4’, mungon ‘Diella’

Nga Gazeta Si- Pas emërimit të Kryeministrit, me dekretin e ditës së premte, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot ministrat e Qeverisë së Re, “Rama 4”.

Procedura për emërimin e Qeverisë së Re do të përmbyllet në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë.

Më tej, kabineti i ri, do të duhet të betohet mbi kushtetutë në Presidencë. Por, në dekretet e Presidentit Begaj, mungon ministrja virtuale “Diella”. Në dokumentin e publikuar janë emrat e ministrave dhe ministrive që do drejtojnë por nuk përmendet Diella.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë