Gazeta Si – Nga fusha në ekran, gjithmonë me të njëjtin sinqeritet. Hristo Stoiçkov, ‘Topi i Artë 1994’ dhe legjenda e futbollit bullgar, ka vendosur më në fund të flasë nga televizori për futbollin.
Por, që t’i vendosësh atij një mikrofon përpara, është si t’i japësh topin. Imagjinohet lehtë çfarë ndodh, në të mirë dhe në të keq. Rrezikun e ka marrë përsipër ‘Univision’, që e ka marrë si komentator.
Dhe Stoiçkov ka treguar për ‘AS’ si shkon puna e re. “Po e kaloj mirë, më mirë se kur luaja. Është diçka më e qetë. Dhe pastaj më pëlqen të gjykoj futbollin duke parë imazhet, sepse imazhet nuk gënjejnë dhe mund të flas me prova për atë që them”, – thotë Stoiçkov.

Gjykimet e tij kuptohet lehtë se nuk janë shumë të buta: “Nuk jam një njeri i ashpër, vetëm i them gjërat ashtu siç janë”. Aashtu si në karrierë, edhe për kundërshtarët dhe arbitrat. Por për Stoiçkov nuk ka aspak nostalgji, sidomos për kohën kur ishte trajner.
“Nuk më mungon fare stoli. Kam përjetuar disa gjëra të shëmtuara, që më kanë prekur zemrën. Unë gjithmonë kam luftuar për vendin tim, për Barcelonën… Por kanë ndodhuer gjëra, si kur isha te Selta, të presidentëve që binin dakord kush do fitonte dhe kush do të humbte. Dhe kam menduar ‘po shkoni pir*****”.
Por këto ngjarje nuk ia kanë hequr dashurinë për Bacelonën: “Atë që më ka dhënë Barça është e pamundur të shpjegohet dhe e pamundur të kthehet mbrapsht. Më morën nga vendi im dhe më dhanë gjithçka që kam. Ndjej ngjyrat dhe dashurinë e njerëzve. Nuk më kanë lënë kurrë vetëm”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




