Banka e Shqipërisë ka njoftuar se më 15 qershor 2021 do të bëjë prezantimin e kartëmonedhave të reja që do të hidhen në qarkullim, 1.000 lekë dhe 10.000 lekë.
Prerja e kartëmonedhës 10.000 lekë do të jetë për herë të parë në xhepat e shqiptarëve, pasi më parë nuk ekzistontë një e tillë.
Kartëmonedha që vjen për herë të parë do të mbajë figurën e Asdrenit, autorit të vargjeve të himnit kombëtar të Shqipërisë. Ndërsa, ajo e 1.000 lekëve do të ketë përmirësime fizike dhe të ngjyrës.
Hedhja në treg e këtyre kartëmonedhave ishte planifikuar në fund të vitit 2020.
Në fund të vitit 2021 pritet të hidhet në treg kartëmonedha e re 2.000 lekë dhe në fillim të vitit 2022 kartëmonedha e re 5.000 lekë.
Prerjet e fundit të përmirësuara në Shqipëri ishin kartëmonedha 200 lekë dhe ajo 5.000 lekë në vitin 2019.
Në terma financiarë, këto ndryshime quhen numizmatike dhe duke e nisur që nga historia, në sipërfaqen e kartëmonedhave dhe monedhave vihen figura me rëndësi dhe kontribut në ngjarje të ndryshme të vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



