Gazeta Si - Pesë persona janë arrestuar, ndërsa 3 të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë pasi akuzohen se premtonin dhënien e banesave sociale kundrejt shumave monetare në qytetin e Durrësit.
Sipas SPAK. ata akuzohen për “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dhe më tepër se një herë (sipas episodeve respektive).
Pesë prej tyre kishin ngritur një skemë përfitimi të paligjshme duke u prezantuar si punonjës me funksione drejtuese dhe vendimarrëse në dhënien e disa banesave sociale që ndodheshin në zonën e Spitallës, Durrës kundrejt përfitimit të shumës prej 15,000 euro (pesëmbëdhjetë mijë), e cila do të shërbente për bllokimin e banesës dhe dhënies së “kafeve” ndaj të tretëve. Ndërsa tre të tjerë si persona që kanë dhënë shumat monetare, me qëllim përfitimin e banesave sociale.
GJKKO ka vendosur "arrest burg" për Gëzim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj. Ndërsa në "detyrim paraqitje" janë: Gazmend Panxha, Shyqyri Dema dhe Sokol Sylaj.
Deri në këto momente nuk është bërë e mundur ekzekutimi i masave të sigurimit personal të caktuar nga gjykata ndaj 2(dy) personave tjerë nën hetim: V.M., dhe Sh. D., të cilët rezulton se prej disa kohësh janë larguar jashtë shtetit, të shpallur në kërkim.
Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga policia gjyqësore janë ekzekutuar 8 (tetë) vendimet e gjykatës, si dhe janë realizuar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash).
Pas kontrolleve të ushtruara janë sekuestruar sendet e mëposhtme:
2(dy) automjete BMW X6, dhe Volksëagen Passat.
7(shtatë) aparate telefonash celularë.
1(një) armë e dyshuar pistoletë sportive, me ngjyrë të zezë, me mbishkrim Col 9 mm A.K dhe “Bloë
Magnum”, me krehër dhe 24 fishekë manovër.
Dokumente të ndryshme.
Hetimet rreth këtij procedimi penal vazhdojnë me administrimin e provave të tjera për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.