Këngëtarja, Taylor Swift mbushi një “hapësirë boshe” në tapetin e kuq të premierës së “Taylor Swift: The Eras Tour Concert Film” në Los Anxhelos të mërkurën e 11 tetorit. Në premierë mori pjesë edhe këngëtarja Beyonce.
“Nuk mund t’ju falënderoj sa duhet që dëshironi të shihni këtë film që tregon aq gjallërisht aventurën time të preferuar në të cilën kam qenë ndonjëherë pjesë: ‘The Eras Tour’”, shkroi Swift në Instagramin e saj pak para fillimit të premierës.
“Dhe pjesa më e mirë është se është një aventurë në të cilën jemi ende bashkë”, shtoi ajo.
Premiera u mbajt në “The Grove”, një kompleks i pasur tregtar që përfshin një kinema AMC me shumë ekrane.
Qendra tregtare në ajër të hapur ishte e mbyllur për blerësit gjatë gjithë ditës pasi po bëheshin përgatitjet për premierën.
Filmi i koncertit të Swift vjen pas një super suksesi nga “Eras Tour” e saj, i cili u mbajt në mbi 20 qytete dhe pritet të arrijë mbi 1 miliard dollarë.
Ajo do të rifillojë pjesën ndërkombëtare të turneut në Argjentinë më 9 nëntor.
Me regji nga Sam Wrench, filmi u filmua gjatë tre netëve të qëndrimit gjashtë netësh të yllit të hitit “Karma” në stadiumin SoFi në Los Anxhelos në gusht.
Biletat u shitën shumë shpejt dhe kinemasë iu desh të shtonte orare të tjera shfaqjeje aty ku ishte e mundur.
Sipas vlerësimeve të industrisë, pritet të fitojë nga 100 deri në 125 milionë dollarë në fundjavën e hapjes.
Filmi i turneut do të shfaqet në ekranet IMAX dhe standarde në kinematë AMC, Cinemark dhe Regal dhe në 90 vende të botës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.