Gazeta Si – Kristiano Ronaldo dhe Karim Benzema në të njëjtën skuadër. Ka ndodhur te Real Madrid, por mund të ndodhë sërish në janar, këtë herë në Premier Ligë. Kampionati anglez ka ‘djegur’ në mënyrë surprizë mocionin që ndalon huazimin e lojtarëve mes klubeve me të njëjtën pronësi.
Në këtë mënyrë, automatikisht i hapet rruga Njukastëllit për të marrë gratis nga Saudi Pro League dy lojtarët e njohur. Raporti mes klubit me president Yasir Al-Rumayan dhe kampionatit arab është tashmë i njohur nga të gjithë. Fondi PIF nuk zotëron vetëm skuadrën britanike, por edhe Al-Itihad dhe Al-Nasr, ku luajnë Benzema dhe Kristiano Ronaldo.

Njukastëlli së pari duhet të gjejë në janar një zëvendësues të Sandro Tonali, i skualifikuar për çështjen e basteve. Pritet të vijë Ruben Neves nga Al-Hilal, por nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen të vijnë edhe të tjerë.
Nga N’Golo Kante dha Kalidu Koulibali te Nejmar, Sergej Milinkoviç-Saviç, Frenk Kesi, Rijad Mahrez apo Roberto Firmino e të tjerë. Janë të shumtë ata që të joshur nga Premier Liga dhe Championsi, mund të rikthehen në Europë.
Rregulli që ndalonte shkëmbimin e lojtarëve të klubeve me të njëjtin pronar ka rënë poshtë. Për heqjen e tij kanë qenë pro 13 nga 20 klubet. Vendimi favorizon edhe Kristal Pallasin, në pronësi të ‘Eagle’ dhe John Textor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




