Futboll

Premier Liga eklipson ligat tjera evropiane për shpenzime. Lista e 10 klubeve që kanë harxhuar më shumë

Skuadrat e Premier Ligës tashmë kanë investuar më shumë fonde në nënshkrime sesa ekipet nga pjesa tjetër e pesë ligave kryesore këtë verë.

Klubet angleze vazhdojnë të shpenzojnë ‘pa kontroll’ para në transferime të reja, duke eklipsuar ligat tjera evropiane.

Sipas faqes LiveScore, Premier Liga deri tani ka shpenzuar 718 milionë euro, e ndjekur nga Serie A me 307 milionë euro dhe Bundesliga e treta me 242 milionë euro të shpenzuara.

Në vendin e katër renditet Ligue 1 me klubet franceze që kanë shpenzuar 190 milionë euro deri tani këtë verë dhe La Liga spanjolle e pesta me 135 milionë euro shpenzime.

Darwin Nunez: Lojtari më i shtrenjtë në Premier Ligë deri tani

Asnjë ekip i Premier Ligës nuk ka investuar më shumë se Tottenham Hotspur (87.20 milionë euro), i cili ndiqet nga Liverpool (85.79 milionë euro) dhe Newcastle United (66 milionë euro).

Nunez ka qenë nënshkrimi më i shtrenjtë deri më tani, me Liverpoolin që i ka paguar Benficas një tarifë fikse prej 75 milionë euro plus 25 milionë euro bonuse. Ndërkohë, Erling Haaland iu bashkua Manchester Cityt nga Borussia Dortmund për 60 milionë euro.

Atalanta (42 milionë euro) ka shpenzuar më shumë se çdo klub tjetër i Serie A, i ndjekur nga Juventusi (40 milionë euro) dhe Napoli (36 milionë euro), ndërsa Roma, Fiorentina dhe Lecce janë të vetmet skuadra që nuk kanë paguar ende asnjë cent për të nënshkruar një lojtar.

Interi ka kryer tashmë pesë transferime, por Andre Onana dhe Henrikh Mhkhitaryan kanë ardhur si lojtarë të lirë, ndërsa Romelu Lukaku, Kristjan Asllani dhe Raoul Bellanova si huazime me pagesa të vogla.

Ndërkohë, dy gjigantët e Bundesligës, Borussia Dortmund dhe Bayern Munich, kanë shpenzuar përkatësisht 55 dhe 50 milionë euro.

Ligue 1 dhe La Liga bien nga ‘top 3’

Asnjë skuadër e Ligue 1 nuk ka shpenzuar më shumë se Paris Saint-Germain (79.5 milionë euro), e cila ndiqet nga Marseille (44.90 milionë euro).

Në Spanjë, Real Madrid shpenzoi 80 milionë euro për të nënshkruar me Aurelien Tchouamenin, me Real Betis që është shpenzuesi i dytë më i madh (18 milionë euro), i ndjekur nga Real Sociedad me 12 milionë euro.

10 skuadrat që kanë shpenzuar më shumë deri më sot
1.Tottenham Hotspur – 87.20 milionë euro
2.Liverpool – 85.79 milionë euro
3.Real Madrid – 80 milionë euro
4.Paris Saint-Germain – 79.50 milionë euro
5.Neëcastle United – 66 milionë euro
6.Manchester City – 60 milionë euro
7.Leeds United – 57.84 milionë euro
8.Borussia Dortmund – 55 milionë euro
9.Aston Villa – 54.50 milionë euro
10.Bayern Munich – 50.50 milionë euro
/Telegraf/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë