Futboll

Premier Liga e korruptuar! Mesazh proteste nga ajri gjatë sfidës mes Sitit dhe Liverpulit

Gazeta Si – Protestë e veçantë nga ana e tifozëve të Evertonit kundër Premier Ligës. Episodi që ka marrë vëmendje ka ndodhur në ‘Etihad Stadium’ të Mançesterit, ku po luanin Siti dhe Liverpuli për javën e 13-të të kampionatit.

Një aeroplan i vogël ka fluturuar mbi stadium me një mesazh, ku shkruhej: “Premier Liga e korruptuar”. Një mesazh ky nga tifozët Evertonit, ekipit që pak ditë më parë u dënua nga liga angleze me minus 10 pikë në klasifikim.

Kjo ishte një formë proteste nga ana e tifozëve të Evertonit, të cilët e shohin Premier Ligën si të korruptuar dhe mendojnë se ka një qëllim dashakeq ndaj skuadrës së tyre. Evertoni u dënua për shkelje të rregullave të ‘Fair Play’-it financiar.

Mançester Siti ndërkohë akuzohet për shumë shkelje të rënda në këtë drejtim, por ende nuk i është nënshtruar procesit. Po ashtu, edhe Çelsi rrezikon shumë. Për këtë arsye tifozët e Evertonit gjykojnë se Premier Liga është e korruptuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë