As Poketino, as Valverde dhe as Zidan. Në stolin e Mançester Junajtid, i mbetur bosh pas largimit të Ole Gunar Solskjaer, do të ulet një trajner gjerman, Ralf Rangnik.
Emri i tij është bërë i njohur kohë më parë, kur gati u bë fakt i kryer kalimi te Milani. Klubi anglez ka gjetur akordin me trajnerin 63-vjeçar, i cili do të lërë kështu detyrën e drejtuesit te Lokomotiva e Moskës për të udhëhequr Mançester Junajtid të paktën deri në fund të sezonit. Më pas, ai do të bëhet pjesë e klubit në një rol tjetër.

Premier Ligës i shtohet kështu një tjetër trajner i njohur gjerman, pas Jurgen Klop të Liverpulit dhe Tomas Tuhel të Çelsit. Rangnik është një trajner më shumë përvojë, që në të kaluarën ka drejtuar skuadra, si Shtutgart, Hanover, Shalke 04 dhe Lajpcig.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




