Janë Manchester United e Chelsea skuadrat angleze që kualifikohen në Champions pas javës së fundit të Premier League. Red Devils fitojnë përplasjen direkte në shtëpinë e Leicester: 2-0, me golat e Bruno Fernandes e Lingard. Të katërtët Blues pas 2-0 së arritur ndaj Wolverhampton, që del jashtë Europa League, ku kualifikohet Tottenham, pas 1-1 në fushën e Crystal Palace. Rekord pikësh (99) për Liverpool pas 3-1 në Newcastle, bien Watford e Bournemouth.
Një finale sezoni e tmerrshme, me 9 pikë në 9 ndeshje (ndër më të këqijat e gjithë kampionatit). Me këto shifra edhe pse për shumë kohë i dyti, e mbylli sezonin jashtë Champions. Kualifikimi në Europa League nuk mjafton për të fshirë zhgënjimin për atë që u ndërtua në vjeshtë e dimër e që u zhbë në verë. Tensioni ishte i gjithi nga ana e Foxes, që kishin në dispozicion vetëm një rezultat në tre.
Sezoni i të dy skuadrave ndryshoi kur Greenwood i mori topin Choudhury e shërbeu për Martial, mbi të cilin ndërhyri Morgan e Evans, duke shkaktuar penalltinë që Bruno Fernandes transformoi në të 71′. Barnes, Gray e mbi të gjitha Morgan shpenzuan raste të shumta për barazimin, para se Evans të kompletonte pasditen e tij të tmerrshme me kartonin e kuq në fund të takimit. Goli i Lingard në të 98′ dyfishoi shifrat për Manchester United, për një finale edhe më të hidhur për Leicester.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




