Futbolli anglez do të ndalojë të paktën deri në 30 prill. Kjo është vendosur nga Football Association në marrëveshje me Premier League e Ligën angleze. Pezullimi, fillimisht i parashikuar deri në 3 prill, në këtë mënyrë zgjatet. Drejtuesit e futbollit anglez kanë bërë të ditur se ata do të kthehen të luajnë vetëm nëse plotësohen kushtet dhe mendimi i parë shkon për të prekurit nga koronavirus.
Ndaj, ndalesa u shtri në të gjitha kampionatet profesionale në Angli (meshkuj e femra), që fillimisht mendohej të ishte deri në fillim të prillit. “Jemi të bashkuar – lexohet në komunikatë – në angazhimin për të gjetur një mënyrë për të rifilluar sezonin futbollistik 2019/20 e të garantojmë që të gjithë ndeshjet e kampionatit, kupave kombëtare e ato evropiane, të rifillojnë sa më shpejt që do të jetë e sigurt. Kemi ndarë zgjedhjen me UEFA për të shtyrë Evropianin me një vit në mënyrë që të sigurohet hapësirë në kalendarë e për të ruajtur integritetin e çdo kompeticioni”.
Rregullat e FA përcaktojnë që “sezoni do të përfundojë jo përtej 1 qershorit” e “çdo kompeticion duhet, brenda limitit të vendosur nga Federata, të përcaktojë zgjatjen e sezonit të tij të lojës. Sidoqoftë, bordi i administrimit ka rënë dakord se ky kufi mund të shtyhet në pafundësi për sezonin 2019/20 në raport me futbollin profesionist”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




