Edhe Premier League po përgatitet të rifillojë stërvitjet në grup, si pjesë e një protokolli të ashpër sanitar. I paraprirë nga BBC, dokumenti parashikon një seri masash për të limituar mundësitë e infektimit, mes të cilëve ndalimi i ndërhyrjeve në sparkatë, dezinfektimi i të gjithë materialit teknik (si topat, flamujt, piramidat…) dhe detyrimi për skuadrat që të kryejnë dy teste në javë.
Stërvitjet mund të kryhen, të paktën në një fazë të parë, me grupe prej maksimumi pesë lojtarë e gjithnjë me “respektimin rigoroz të rregullave mbi distancimin social”. Për momentin, janë të ndaluara edhe ndeshjet e kontrollit. Përveç testeve, lojtarët do ti nënshtrohen, para çdo seance, kontrollit të temperaturës dhe duhet të plotësojnë një pyetësor mbi gjendjet shëndetësore respektive.
Do të hartohet gjithashtu një regjistër qendror i rezultateve të testit Covid-19, në varësi të pëlqimit dhe marrëveshjes me Shoqatën e lojtarëve. Shpresa e klubeve është që të rifillojnë aktivitetin që të hënën, me seancat e para, që do të kenë një limit me një aktivitet 75-minutësh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




