Futboll

Premier League, aty ku duan të jenë të gjithë

126 shtete kanë pasur të paktën 1 lojtar në Premier League. Për të celebruar diversitetin e kampionatit në ishull, organizatorët atje kanë listuar futbollistin me më shumë ndeshje nga çdo shtet i huaj. Klasifikimin e kryeson vendasi Gareth Barry, 653 (Aston Villa, Man City, Everton dhe West Bromwich Albion). Lojtari i dytë me më shumë ndeshje është uellsiani Ryan Giggs, 632 (Man Utd). Vendin më të ulët në podium e mban portieri australian Mark Schëarzer, 514 ndeshje (Bradford, Middlesbrough, Fulham, Chelsea, Leicester).

Francezi Sylvain Distin pason në renditje me 469 ndeshje (Newcastle, Man City, Portsmouth, Everton, Bournemouth). Klasifikimi vazhdon me irlandezo veriorin Aaron Hughes me 455 ndeshje (Newacstle, Aston Villa, Fulham, Queens Park Rangers, Brighton & Hove Albion). Dy portierë ndahen me një ndeshje mes tyre, irlandezo veriori Shay Given 451 (Blackburn, Newcastle, Man City, Aston Villa) dhe amerikani Brad Friedel 450 (Liverpool, Blackburn, Aston Villa, Tottenham). Një tjetër nr. 1 është çeku Petr Cech që zhvilloi 443 ndeshje (Chelsea, Arsenal).

Finlandezi Jussi Jaskelainen edhe ky portier, zhvilloi 436 ndeshje (Bolton, West Ham United, Wigan). Lojtari i fundit që ka zhvilluar më shumë se 400 ndeshje është portieri spanjoll David de Gea, 415 (Man Utd). Shqiptari që ka luajtur më shumë në Premier League është Armando Broja me 72 ndeshje (Chelsea, Southampton, Fulham, Everton). Ndërsa futbollisti dardan me më shumë ndeshje është Florent Hadërgjonaj, 47 (Huddersfield Town).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë