Një 17-vjeçare, e larguar nga banesa e saj në Durrës, është gjetur pas një muaji nga policia, e cila ka arrestuar si të dyshuar një 24-vjeçar. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale SH.F., i cili kishte strehuar adoleshenten.
Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar edhe rreth 400 gramë lëndë narkotike kannbis sativa. Sipas policisë, dyshohet se i riu ka kryer marrëdhënie seksuale me 17-vjeçaren.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




