Gazeta Si – Rei Manaj, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i ka humbur gjurmët prej kohësh. Ai është në kërkim të një skuadre të re, pasi aventura me Uatfordin në Angli nuk shkoi ashtu siç pritej dhe lojtari është larguar nga ky klub.
Edhe pse ka një eksperiencë të konsiderueshme, 26-vjeçari që ka veshur edhe fanellën e Interit e Barcelonës, nuk po arrin të firmosë me një skuadër të re. Emri i Manajt së fundi ka dalë ne merkaton e Los Anxheles Galaksi, në MLS.

Sulmuesi shqiptar në fakt është një nga kandidatët që klubi amerikan po sheh si mundësi për të forcuar sulmin. Kandidatët e tjerë janë emra mjaft të njohur, si Aleksis Sançez, Adama Traore etj, kështu që edhe në këtë rast situata komplikohet për Manajn. Nëse do të transferohet në kampionatin amerikan, ai do të ndiqte rrugën e Xhakomo Vrionit, që luan aktualisht në SHBA.
Karrierra e lojtarit lushnjar deri tani ka qenë mes Italisë dhe Spanjës, ku ka provuar Serinë A dhe B, me skuadra si Kremoneze, Peskara, Albacete, Granada e Specia, përveç Interit dhe Barcelonës. Tani sulmuesi po has shumë vështirësi për t’u sistemuar diku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




