Edhe pse pjesa më e madhe e vatrave të zjarrit në vend janë shuar, dy prej tyre vijojnë të jenë ende problematike duke djegur bimësinë dhe pyjet e vendit tonë. Vatrat aktive janë ende në Majën e Rrunës në Kukës dhe në Patalej të Lezhës.
Zjarri në Majën e Rrunës vijon të jetë problematike edhe pse ka pasur ndërhyrje nga ajri dhe nga toka. Gjatë ditës së sotme në këtë vatër janë angazhuar 10 forca zjarrfikëse, 8 punonjës të pyjores dhe 10 forca nga komuniteti, ndërsa pritet që helikopteri të ndërhyjë nga ajri.
Edhe zjarri i rënë në fshatin Patalej në Lezhë vijon të jetë aktive. Sipas të dhënave nga Mbrojtja Civile në këtë zonë deri tani janë djegur 20 hektarë shkurre dhe pemë, ndërsa favorizuar dhe nga era flaket po përhapen në veri-lindje të fshatit, por fatmirësisht nuk përbën rrezik për zonën e banuar.
Në terren ndodhen ndodhen 25 ushtarë, forcat zjarrfikëse dhe shërbimit pyjor të cilët po punojnë prej ditësh për shuarjen e zjarrit, por pa arritur ende që t'ia arrijnë qëllimit për shkak të terrenit të thyer malor dhe bimësisë së dendur.
Në këtë situatë Mbrojtja Civile në Lezhë, kërkon sërish ndërhyrje me helikopter nga ajri për shuarjen e plotë të këtij zjarri i cili vijon të jetë aktiv prej më shumë se 1 jave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.