Ka ndodhur

Prej 8 orësh të bllokuar në mal, shpëtohen 2 turistët francezë

Gazeta Si – Dy turistë francezë janë shpëtuar nga forcat policore gjatë natës pas 8 orëve kërkim pranë përroit të Cutit në Shkodër.

Mësohet se turistët ishin bllokuar prej terrenit të thepisur dhe se njëri prej tyre kishte shfaqur probleme shëndetësore.

Menjëherë pas këtij njoftimi, drejt zonës së sinjalizuar, janë nisur efektivët e Policisë Alpine të FNSH Shkodër, të ciliët janë të trajnuar dhe të pajisur, për t’iu shkuar në ndihmë qytetarëve dhe turistëve të cilët gjatë eksplorimeve, mbesin të bllokuar në terrene të vështira malore.

Autoritetet kanë vijuar kontrollet për rreth tetë orë deri në lokalizimin e tyre. Turistët francezë u transportuan drejt spitalit të Shkodrës, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë