Ka ndodhur

Prej 7 ditësh i zhdukur, gjendet në bregun e detit në Durrës trupi i të riut

Një 32-vjeçar është gjetur i mbytur në Durrës, pasi rezultonte i zhdukur prej disa ditësh.
Trupi i pajetë i shtetasit Silvi Prifti u gjet në breg të detit në orën 07:35, në lagjen nr.1.
“Më datë 04.12.2020, në orën 07:35, në lagjen nr.1, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit një shtetas i seksit mashkull”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga hetimet paraprake rezultoi se ishte i riu, për të cilin familjarët kishin bëre denoncim në datën 28.11.2020, pasi ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.

Për këtë shtetas janë ushtruar kontrolle të vazhdueshme për 7 ditë nga polumbarët dhe Forcat Detare.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë