Para

Preçi: Të rishihet buxheti, paketë mbështetëse për biznesin e të varfrit

Nga Zef Preçi - Teksa qeveritë perëndimore e kanë marrë seriozisht minimizimin e efekteve negative të pandemisë së Koronavirus-it në ekonomi, në vendin tonë shoh që Kryeministri Rama ka lëshuar një “ferman” të ri, dmth një Akt-Normativ ku bie në sy ...gjoba dhe nuk flitet për buxhet të rishikuar për të mbështetur me përparësi shëndetësinë me infrastrukturë dhe paga suplementare, si dhe për të ndihmuar ekonominë.

Zef Preçi, ekspert ekonomie

Të mos harrojmë se janë të paktën 500 mijë shqiptarë që jetojnë me më pak se 5$/ditë për frymë kur janë në punë... Po tani që ekonomia ka ndaluar frymëmarrjen, këta qytetarë dhe të tjerët me se do të ushqehen? Kësaj pyetjeje duhet t’i japë urgjentisht përgjigje qeveria dhe z.Rama!

Mendoj se rishikimi i buxhetit është detyra më imediate e qeverisë më shumë se sa propaganda dhe protagonizmi i panevojshëm i z.Rama.

Skema e mundshme mund të jetë filimisht e bazuar në këto hapa të thjeshtë:

1) Pezullimi për 1 vit i çdo pagese buxhetore për kontratat koncesionare të llojit PPP

2) Anullim definitiv i kontratave që nuk kanë filluar nga zbatimi

3) Shkurtim drastik shpenzimesh operative në nivel shtetëror për mirëmbajtje, pajisje zyrash, makina me qera ose të reja, etj.

4) Përfshirje në një kontroll të rreptë buxhetor të shpenzimeve të pushtetit vendor përmes normativave në % ndaj totalit për numër banorësh të zërave kryesorë si pagat e personelit dhe investime, dhe marrjen e borxheve nga bashkitë.

5) Përfshirje në kontrollin buxhetor të shpenzimeve të shoqërive publike ku shteti është aksionare mbi 50% përmes vendosjes së normativave të shërbimit si dhe të niveleve të krahasueshme me administratën publike të zërit të pagave e personelit dhe marrjes së borxheve prej tyre. Shkurtimin e kabineteve dhe këshilltarëve që kushtojne miliona apo që formojnë skuadronët e “gjuajtësve-bombardues” në rrjetet sociale.

6) Skanim I kompanive off-shore dhe parashikimeve në kontratat me ta për shfrytëzimin e pasurive natyrore mbi bazën e rekomandimeve të KLSH me synim mbrojtjen e interesave të ekonomisë sonë kombëtare.

7) Forcimin e penaliteteve kundër evazionit fiskal dhe heqja dorë nga aministia fiskale të paktën edhe për dhjetë vjet.

Mbasi burimet e nxjerra të lira si më sipër të destinohen për emergjencën mjekësore, diferenca të mbulohet me shtimin e parasë në qarkullim (printim parash duke rritur inflacionin) gjë që mendoj se do të bëhet e pashmangshme edhe nga zgjatja më shumë se 1 muaj e gjendjes së emergjencës për shkak të Koronavirus-it. Niveli I ulët I inflacionit e favorizon edhe masën e pzakontë...

Të mirëmenaxhohen fondet buxhetore dhe të mos kalojë nga kriza në krize, dmth në një kolaps të plotë të sistemit me pasoja të paparashikueshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë